Jep dorëheqjen një zyrtare koreano-jugore e përfshirë në skandalin shkencor botëror

Azia

Jep dorëheqjen një zyrtare koreano-jugore e përfshirë në skandalin shkencor botëror

Më: 12 gusht 2017 Në ora: 07:13
Presidenti i ri, Moon Jae

Një zyrtare koreano-jugore e akuzuar se ka mbuluar, rreth 10 vite më parë, një skandal global të kërkimeve të falsifikuara në lidhje me qelizat staminale të krijuara nga klonimi, dhe ku emërimi i fundit në krye të një strukture qeveritare për kërkime shkaktoi indinjatën e komunitetit shkencor, dha sot dorëheqjen.

Park Ki-Young u emëruar drejtuesja e një qendre të re shkencore nga varej shpërndarja e fondit prej 18 miliardë dollarë (rreth 15,3 miliardë euro) të granteve qeveritare dhe financimit për projekte të reja kërkimore.

Dorëheqja e kërkuar nga qindra shkencëtare koreano-jugorë dhe partitë opozitare më herët gjatë javës, shënon një hap prapa për presidentin e ri, Moon Jae-In.

“Kërkon ndjesë sinqerisht që kam shkakuar kaq shumë polemika dhe zhgënjime”, deklaroi Park në një deklaratë. Shpresoj që dorëheqja të shërbejë si një mundësi për sektorin shkencor të vendit për të bashkuar sërish përpjekjet për inovacionin”, shtoi ajo.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat