Tërmet prej 6.4 ballësh në Indonezi

Azia

Tërmet prej 6.4 ballësh në Indonezi

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 10:29
Ilustrim

Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik (BMGK) i Indonezisë njoftoi se tërmeti 6.6 ballësh sipas Rihterit është ndier në shumë zona të pjesës jugore të ishullit

Qendra e Hulumtimeve Gjeologjike e SHBA-ve (USGS) njoftoi se një tërmet prej 6.6 ballësh sipas shkallës së Rihterit ka goditur qytetin Bengkulu, i cili ndodhet në jug të ishullit Sumatra në Indonezi. Tërmeti ka qenë në thellësi prej 74 kilometrash.

Instituti Meteorologjik, Klimatik dhe Gjeofizik (BMGK) i Indonezisë njoftoi se tërmeti 6.6 ballësh sipas Rihterit është ndier në shumë zona të pjesës jugore të ishullit.

BMGK po ashtu njoftoi se pas tërmetit nuk ka rrezik për cunami. Sipas informacioneve të para, tërmeti nuk ka shkaktuar viktima në njerëz apo dëme materiale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat