Vazhdojnë përleshjet në Jemen, 11 të vrarë dhe 20 të plagosur

Azia

Vazhdojnë përleshjet në Jemen, 11 të vrarë dhe 20 të plagosur

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 13:47
Jemen

Të paktën 11 persona janë vrarë në përleshjet e fundit mes forcave besnike të qeverisë dhe lëvizjes rebele Husi në provincën Shabwa të Jemenit, raporton Anadolu Agency (AA).

Oficeri ushtarak i Jemenit, Ahmed al-Musab, në në prononcim për AA, tha se forcat besnike të qeverisë së Jemenit, kanë parandaluar tre sulme të rebelëve në rrethin Asilanu.

“Në përleshje u vranë tetë rebelë ndërsa 11 të tjerë mbetën të plagosur, ndërkohë që u vranë edhe tre ushtarë jemenas dhe nëntë të tjerë u plagosën”, tha al-Musab.

Kriza e thellë politike dhe e sigurisë në Jemen, në fund të vitit 2014 u përshkallëzua në luftë civile, kur kryengritësit të udhëhequr nga lëvizja shiite Husi dhe Kongresi i udhëhequr nga ish-presidenti i përmbysur Abdullah Saleh morën kryeqytetin Sana dhe më pas edhe rajone të tjera.

Konflikti në Jemen u përshkallëzua edhe më tej në mars të vitit të kaluar kur Arabia Saudite me aleatët e saj arabë filluan sulmet ajrore ndaj pozicioneve të kryengritësve në Jemen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat