Irani forcon programin balistik në përgjigje të sanksioneve amerikane

Azia

Irani forcon programin balistik në përgjigje të sanksioneve amerikane

Më: 13 gusht 2017 Në ora: 15:03
ilustrim

Parlamenti iranian iu përgjigj sanksioneve të fundit amerikane duke votuar sot një rritje të konsiderueshme të mjeteve financiare të programit balistik të Republikës Islamike dhe degës së saj ushtarake përgjegjëse për operacionet e jashtme.

Në një kontekst mbizotëruar nga tensione të larta në marrëdhëniet mes dy vendeve që pas marrjes zyrtarisht të funksioneve të presidentit amerikan, Donald Trump në janar, deputetët votuan shumicën e paketës së masave që parashikonte kryesisht akordimin e 260 milionë dollarë (220 milionë euro) në zhvillimin e programit të raketave dhe një shume ekuivalente nga dega e jashtme e Gardianëve të Revolucionit, ushtria elitare e regjimit, sipas agjencia zyrtare “IRNA”.

Në mesin e korrikut, administrata amerikane parashtroi sanksione të reja juridike dhe financiare që shënjestronin individë dhe subjekte iraniane të lidhura me programin balistik, i ndaluar nga rezoluta e OKB-së dhe Gardianët e Revolucionit.

Kongresi i SHBA votoi më pas në fund të korrikut sanksione kundër Iranit, i akuzuar për vijimin e programit balistik, duke cenuar të Drejtat e Njeriut dhe mbështetur grupime si Hezbollahu libanez i cilësuar “terrorist” nga ana e Uashingtonit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat