Rreth 75 mijë në evakuar nga rreziku i shpërthimit të një vullkani në Indonezi

Azia

Rreth 75 mijë në evakuar nga rreziku i shpërthimit të një vullkani në Indonezi

Më: 26 shtator 2017 Në ora: 14:45
Ilustrim

Rreth 75 000 persona janë evakuar në Bali nga një zonë pranë një vullkani që rrezikon të shpërthejë në çdo moment në ishullin më pitoresk të Indonezisë.

Mali Agung, rreth 3000 metra i lartë dhe që ndodhet rreth 75 kilometra larg nga destinacionet kryesore turstike të Kutas dhe Seminjak, po rritet që prej muajit të gushtit pas një gjysmë shekulli që ishte në gjendje jo aktive.

“Sot në mesditë, numri i personave të evakuar arriti në 75 673, të ndarë në 377 qendra evakuimi”, deklaroi zëdhënësi i agjencisë së katastrofave natyrale, Sutopo Purwo Nugroho.

Banorët e evakuar u pritën në strehime të përkohshme ose nga të afërm. Rreth 62 000 jetojnë në zonën që do të prekej nëse shpërthente vullkani, por edhe një pjesë e banorëve që janë përtej perimetrit të sigurisë janë evakuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat