Mianmari thotë se po ndalon eksodin e refugjatëve Rohingya

Azia

Mianmari thotë se po ndalon eksodin e refugjatëve Rohingya

Më: 6 tetor 2017 Në ora: 13:31
Kamp i refugjatëve Rohingya në Bangladesh.

Më shumë refugjatë myslimanë Rohingya po ikin nga dhuna në Mianmari, pavarësisht sigurisë nga qeveria që thotë se ka ndaluar eksodin e refugjatëve në Bangladesh.

Në një video të transmetuar nga Associated Press, shihen fshatarët në shtetin verior të Rakhines, duke notuar në lumin e baltës, në përpjekje për ta kaluar kufirin.

Grupe tjera të refugjatëve shihen duke qëndruar breg lumit me gjësendet e tyre.

Mianmari ka marrë kritika për dështimin e tyre për të ndaluar dhunën dhe ikjen e gjysmë milioni Rohingya.

Komiteti për informacioin i qeverisë, ka thënë se ka penguar që të ikin 17.000 Rohingya, vetëm në katër ditët e fundit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat