Goditja “e fundit” për të rimarrë qytetin e Rakas

Azia

Goditja “e fundit” për të rimarrë qytetin e Rakas

Më: 15 tetor 2017 Në ora: 17:36
Evakuimi i banorëve në qytetin e Rakas, në Siri.

Forcat siriane të mbështetura nga SHBA-të, kanë nisur ofenzivën e tyre “të fundit” për të çrrënjosur, militantët ekstremistë, Shteti Islamik (IS), nga pjesa veriore e qytetit sirian të Rakas.

Forcat Demokratike Siriane ( SDF), kanë thënë se ofenziva ka nisur pas marrëveshjes për "të evakuar civilët e mbetur në qytet dhe për t’u siguruar e 275 mercenarët dhe familjet e tyre do të dorëzohen”.

Ende nuk është e qartë sa militantë janë në qytet, të cilët SDF-ja po i lufton me muaj.

Zëdhënësi i SDF-së, Talal Silo, ka thënë se rreth 90 përqind e Rakas është çliruar. Ai shtoi se luftëtarët e IS-it po tregojnë rezistencë të dobët në shumicën e lagjeve në qytet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat