Turqia zgjeron inkursionin ushtarak në Siri

Azia

Turqia zgjeron inkursionin ushtarak në Siri

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 06:13
Forcat turke

Turqia po zgjeron me shpejtësi ndërhyrjen e saj më të fundit ushtarake në Siri, duke dërguar më shumë forca speciale dhe trupa komando në Idlib. Kjo është pjesë e një përpjekjeje tejet të rrezikshme, për të cilën ka rënë dakort me Moskën dhe Teheranin për të krijuar zonat të sigurta të provincës siriane në veriperëndim, që kontrollohet kryesisht nga një degë e al-Kaidës.

Ky është inkursioni më i madh i turqve në Siri që nga viti i kaluar, kur forcat turke bashkëpunuan me milicinë e Ushtrisë për Lirinë e Sirisë (FSA), të ndihmuar dikur nga SHBA por tani të varur nga Ankaraja, për të pastruar militantët e Shtetit Islamik, si dhe njësinë e mbrotjes popullore Kurde (YPG), nga një shtrirje përgjatë kufirit turk në krahinën fqinje të Alepos.

Ekspertët thonë se inkursioni më i fundit ka disa qëllime, duke përfshirë rrethimin e një enklave kurde. Turqia nuk dëshiron që kurdët të bashkohen me territorin tjetër që kontrollojnë më tej në lindje të vendit. Kjo shënon një thellim të përpjekjeve të Moskës, Ankarasë dhe Teheranit për t’i dhënë fund konfliktit të gjatë të Sirisë, pavarësisht nga pjesëmarrja e perëndimit.

Zyrtarët turq thonë se ndërhyrja në Idlib është pjesë e një marrëveshjeje të arritur muajin e kaluar me Rusinë dhe Iranin, për të pakësuar përplasjet mes rebelëve me bazë në Idlib dhe regjimit të presidentit sirian Bashar al-Assad./voa

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat