Duterte deklaron çlirimin nga ISIS

Azia

Duterte deklaron çlirimin nga ISIS

Më: 17 tetor 2017 Në ora: 12:30
Rodrigo Duterte

Presidenti i Filipineve, Rodrigo Duterte ka njoftuar që qyteti i Marawit është çliruar nga militantët islamik pas një sundimi 5 mujor.

“Deklaroj çlirimin e Marawit”- ka thënë Duerte, sipas CNN në Filipine.

Ushtria filipinase  ka theksuar se lufta ende nuk ka mbaruar dhe se ka ende militantë në qytet,  por kanë mbetur vetëm ca ditë deri në përfundimin e luftës, raporton CNN.

“Deklarata e lirimit të Marawit është deklaratë strategjike, që do të thotë se është mesazh që duam të transmetojmë botës që problemi i Maute ISIS ka përfunduar. Ata do të jenë fitimtarë dhe sundimit të tyre i ka ardhur fundi”- ka thënë koloneli, Romeo Brawner, Komandant i Forcave të Bashkuara të grupit Ranao.

Zëdhënësi i ushtrisë ka deklaruar që mbesin edhe 20 pengje në qytetin e Marawit.

Gjatë 150 ditëve luftime janë vrarë më shumë se 800  militantë dhe 162 pjesëtarë të forcave të sigurisë, ka deklaruar gjenerali i Forcave të Armatosura të Filipineve, Eduardo Ano, transmeton KosovaPress.

Regjione të qyteteve me popullsi myslimane kanë qenë nën kontrollin e grupit islamist Maute që nga pushtimi që ndodhi në fund të majit.

Qyteti u çlirua me vrasjen e dy udhëheqësve militant, Ipsilon Hapilon dhe Omar Maute, pjesëtar të grupit terrorist Abu Sayyaf. /kp/

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat