Ministri iranian i Naftës i gatshëm të bashkëpunojë me bizneset amerikane - Bota Sot
Ministri iranian i Naftës i gatshëm të bashkëpunojë me bizneset amerikane

Azia

E diel, 19 nëntor 2017

Ministri iranian i Naftës i gatshëm të bashkëpunojë me bizneset amerikane

Më: 18 tetor 2017 Në ora: 14:18
Ministri iranian i naftës, Bijan Zanganeh.

Ministri iranian i naftës, Bijan Zanganeh, ka thënë se ai është i gatshëm të bëjë biznes me kompanitë amerikane të naftës edhe pse Shtetet e Bashkuara ende i ndalojnë ato të veprojnë në vend.

"Kompanitë amerikane mund të vijnë në Iran dhe të përfitojnë, kështu që presidenti Donald Trump, nuk do të jetë i mërzitur", tha Zanganeh.

"Ne nuk jemi të kufizuar për të punuar apo negociuar me kompanitë amerikane me qëllim të zhvillimit të burimeve të naftës dhe gazit të Iranit. Nëse ata duan, ne jemi të gatshëm të bisedojmë me ta që nga nesër", u shpreh Zanganeh.

Megjithëse shumica e vendeve hoqën kufizimet për kompanitë e naftës dhe gazit në Iran pasi u nënshkrua marrëveshja bërthamore e Teheranit me fuqitë botërore të vitit 2015, Shtetet e Bashkuara nuk i hoqën kufizimet.

Trump, ditë më parë ka kërkuar ndryshime në marrëveshjen bërthamore në mes të fuqive botërore dhe Teheranit, ai kritikoi evropianët për pjesëmarrje në projektet e Iranit për energji.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test