Procesi gjyqësor ndaj ish kryeministrit të Pakistanit

Azia

Procesi gjyqësor ndaj ish kryeministrit të Pakistanit

Më: 19 tetor 2017 Në ora: 19:17
Nawaz Sharif

Në Pakistan ka nisur procesi gjyqësor ndaj ish kryeministri Nawaz Sharif i akuzuar për korrupsion lidhur me të ashtuquajturat "Panama Papers".

Sot në Islamabad në gjykatën e anti-korrupsionit filloi seanca dëgjimore për 67 vjeçarin Nawaz Sharifit. Nën akuzë janë edhe vajza e tij Maryam dhe dhëndri Muhamed Safdar. Gjatë paraqitjes së tyre në gjykatë Maryam Sharif dhe Muhamed Safdar deklaruan se janë të pafajshëm.

Ish kryeministri Sharif u përfaqësua në gjykatë nga avokati i tij, pasi ndodhet në Londër, ku bashkëshortja e tij po trajtohet për kancer. Avokati i zotit Sharif deklaroi se klienti i tij është i pafajshëm.

Në korrik Gjykata e Lartë e Pakistanit mori vendimin për shkarkimin nga detyra të Nawaz Sharifit, pasi vitin e kaluar disa dokumenta të dala nga një firmë ligjore me bazë në Panama nxorën në pah se familja e tij kishte një numër pronash të padeklaruara jashtë vendit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat