Irak: Gjendet varrezë masive me 400 viktima

Azia

Irak: Gjendet varrezë masive me 400 viktima

Më: 12 nëntor 2017 Në ora: 17:44
Irak

Në provincën e shumë përmendur të Irakut, Kirkuk, janë gjetur varreza masive të cilat përmbajnë së paku 400 viktima.

Viktimat dyshohet se u vranë nga grupi i ashtuquajtur Shtet Islamik, pohuan autoritetet irakiane.

Vargu i zbulimeve të tilla u bë të shtunën në një bazë ushtarake rreth tre kilometra nga Haëija në Irakun e veriut.

Baza u përdor nga trupat amerikane para vitit 2011.

Xhihadistët e kishin kthyer qytetin në një tokë ekzekutive pas kapjes së territorit në 2014, tha guvernatori i Kirkuk-ut Rakan Saeed.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat