Të mbijetuarit e tërmetit në Iran kërkojnë strehim

Azia

Të mbijetuarit e tërmetit në Iran kërkojnë strehim

Më: 14 nëntor 2017 Në ora: 08:24
ilustrim

Mijëra iranianë kanë kaluar natën e jashtë në ambiente të jashtme në temperatura të ftohta, pasi tërmeti shkatërrues goditi perëndimin e vendit.

Qeveria po përpiqet ndihmojë zonën e goditur më së shumti në krahinën malore të Kermanshah, ku qindra shtëpi u shkatërruan.

Më shumë se 430 persona  u vranë dhe rreth 7,000 janë plagosur kur tërmeti goditi  zonën afër kufirit Iran-Irak të dielën. 

Irani ka deklaruar të martën  ditë kombëtare të zisë. Presidenti Hassan Rouhani do të vizitojë rajonin, por organizatave ndërkombëtare të mediave nuk u lejohet të vizitojnë zonat e goditura nga tërmeti, transmeton KosovaPress. 

Agjencia iraniane e lajmeve Irna tha se 430 njerëz kishin vdekur në vend. Në zonat më pak të populluara përtej kufirit në Irak, nëntë  persona vdiqën dhe qindra u plagosën. 

Mansoureh Bagheri, një zyrtare e Iranit me Shoqërinë e Gjysmëhënës së Kuqe, i tha BBC-së rreth 12,000 ndërtesa banimi  ishin "shembur totalisht".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat