Turneu në Azi, Trump: Një sukses i madh

Azia

Turneu në Azi, Trump: Një sukses i madh

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 11:26
Vizita e Trumpit në Azi

Donald Trump e shpalli turneun e tij 12 ditor në Azi si një sukses të jashtëzakonshëm, duke deklaruar se Amerika është kthyer në rolin e liderit global.

Presidenti amerikan nuk lranoi pyetje nga gazetarët, por foli për udhëtimin e tij në 5 vende, gjatë të cilit ai tha se ka grumbulluar mbështetjen e botës kundër programit bërthamor të Koresë së veriut, hapi rrugën për një rajon të lirë të indo-paqësorit dhe nguli këmbë për raporte të lira dhe reciproke tregtare në paqësor.

“Ditët kur të tjerët përfitonin nga SHBA kanë marrë fund – deklaroi Trump.

Ishte e qartë se komentet e Trump për politikën e jashtme gjatë konferencës për shtyp i drejtoheshin mbështetësve të tij, për ti siguruar se po mban premtimet e fushatës. Veç dakordësisë me Kinën për Korenë e Veriut, të paktën sipas Trump, presidenti tha se u fol për për rinegocimin e marrëveshjeve tregtare dhe gjithashtu për bindjen e aleatëve si Japonia dhe Koreja e jugut që të paguajnë më shumë për praninë ushtarake amerikane dhe mbrojtjen që ajo garanton.

Por Trump ashtu si gjatë udhëtimit, edhe në konferencë nuk përmendi cështjen kandidatit nga Alabama për senatin Roy Moore, i cili së fundmi është akuzuar për ngacmim seksual ndaj të miturave. Shumë njerëz, mes të cilëve edhe Republikanë, duan që Moore të braktisë garën, por Trump nuk ja ka kërkuar ai drejt për drejtë këtë duke shkaktuar mjaft debat në SHBA.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat