Lituani: Miratohet legjislacioni Magnitsky për të drejtat e njeriut

Azia

Lituani: Miratohet legjislacioni Magnitsky për të drejtat e njeriut

Më: 16 nëntor 2017 Në ora: 19:49
Pamje nga Parlamenti i Lituanisë

Parlamenti i Lituanisë e ka miratuar një legjislacion të ri për të drejtat e njeriut, sipas modelit të Aktit Magnitsky në Shtetet e Bashkuara, i cili në vitin 2012 e ka zemëruar pa masë Moskën, që është përgjigjur me ndalesën e adoptimit të fëmijëve rusë nga ana e shtetasve amerikanë.

Tash Lituania është vendi i pestë që e ka miratuar një legjislacion të tillë, në shënjestër të të cilit janë rusët, që konsiderohet se kanë kryer krime financiare apo shkelje të të drejtave të njeriut.

Në këtë legjislacion janë emrat e 144 rusëve, përfshirë kryesuesin e Komitetit hetues rus, Aleksandr Bastrykin, i cili ballafaqohet me ndalim të udhëtimit dhe masa të tjera.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat