Pakistan: Aksident në rrugë, vdesin 20 persona

Azia

Pakistan: Aksident në rrugë, vdesin 20 persona

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:21
Ilustrim-- Foto nga arkivi

Së paku 20 kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar, pas përplasjes së një minibusi dhe një kamioni të ngarkuar me qymyr.

Zyrtari policor, Rahmatullah Solangi, ka thënë për Radion Evropa e Lirë se aksidenti kishte ndodhur si pasojë e mjegullës në rrugë.

Sipas raportimeve, numri i personave të vdekur në aksident mund të rritet, derisa disa nga të lënduarit janë në gjendje kritike.

Aksidentet e trafikut janë të shpeshta në Pakistan, për shkak të rrugëve dhe makinave të dobëta, sipas statistikave të qeverisë, çdo vit rreth 5000 persona vdesin në trafik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat