Iran: Akuzat e Ligës Arabe “përplot me gënjeshtra”

Azia

Iran: Akuzat e Ligës Arabe “përplot me gënjeshtra”

Më: 20 nëntor 2017 Në ora: 17:22
Liga Arabe në Kajro

Irani ka kritikuar një rezolutë të Ligës Arabe që akuzon Teheranin dhe aleatët libanezë shiit të grupit Hizballah për destabilizim të rajonit, duke e quajtur atë “përplot me gënjeshtra”.

Zëdhënësi i ministrit të Jashtëm, Bahram Ghasemi, i ka bërë këto komente një ditë pasi ministrat e Jashtëm të Ligës Arabe e akuzuan Iranin për “agresion” kundër vendeve arabe dhe ëshë zotuar se do ta dërgoj këtë çështje në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

Ghasemi theksoi se deklaratat e Ligës Arabe ishin produkt i “presionit dhe propagandës” arabe, raportojnë mediet shtetërore të Iranit.

Këto zhvillime erdhën erdhën në kohën e tensioneve në mes të Arabisë Saudite dhe Iranit, rreth Libanit dhe konfliktit në Jemen.

Zëdhënësi i bëri thirrje Riadit të ndalojë, atë që ai e quajti agresion në Jemen, ku koalicioni arab po mbështetë qeverinë kundër forcave Huthi, të mbështetura nga Irani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat