Opozita siriane në Gjenevë synon largimin e Asadit

Azia

Opozita siriane në Gjenevë synon largimin e Asadit

Më: 27 nëntor 2017 Në ora: 21:09
Nasr Hariri

“Ne jemi duke synuar ta largojmë presidentin e Sirisë Bashar al-Asad”, tha sot në Gjenevë udhëheqësi i delegacionit të opozitës siriane, Nasr Hariri.

Këtë deklaratë ai e bëri në prag të bisedimeve për paqe në Siri, të cilat fillojnë nesër në Gjenevë.

"Ne theksojmë se tranzicioni politik fillon me përmbysjen e Asadit", tha Hariri para gazetarëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat