Në Kinë gjendet në fushë e madhe nafte - Bota Sot
Në Kinë gjendet në fushë e madhe nafte

Azia

E hënë, 11 dhjetor 2017

Në Kinë gjendet në fushë e madhe nafte

Më: 1 dhjetor 2017 Në ora: 13:55
Ilustrim

Në Kinë, është zbuluar një fushë e madhe e naftës, kapaciteti i të cilës vlerësohet mbi një miliard ton nafte.

Fusha e naftës u zbulua nga Kompania Kombëtare e Naftës Kineze (CNPC).

"Deri tani, kapaciteti i zbuluar është 1.24 miliard ton, nga një total prej 520 milionë ton rezervash të provuara", raportojnë mediat kineze.

Kompanitë theksojnë se zbulimi u bë pas dhjetë viteve të ekzaminimeve gjeologjike në këtë zonë të Kinës.

Prodhuesit kryesorë të naftës kineze, të tilla si Petro China dhe CNPC, kanë përshpejtuar përpjekjet hetimore ndërsa prodhimi vendas vazhdon të bjerë.

Zyrtarët e Petro China thanë se kompania ka rritur kapacitetin e saj të prodhimit në fushën e naftës Ksinjiang për 1.38 milion ton këtë vit ose rreth 27,000 fuçi në ditë.

Aktualisht, Kina është e trembëdhjeta në botë për nga masa e rezervave të provuara të naftës me 25.620 milionë fuçi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test