Iran: Hapet zgjerimi i portit kryesor - Bota Sot
Iran: Hapet zgjerimi i portit kryesor

Azia

E hënë, 11 dhjetor 2017

Iran: Hapet zgjerimi i portit kryesor

Më: 3 dhjetor 2017 Në ora: 18:15
Porti Çabahar në Iran

Irani zyrtarisht e ka hapur zgjerimin e portit juglindor, Çabahar, në Gjirin e Omanit.

Televizioni shtetëror ka raportuar se presidenti iranian, Hassan Rohani, sot ka marrë pjesë në këtë përurim, së bashku me të ftuarit e lartë nga India, Katari, Afganistani, Pakistani, dhe vendet e tjera.

Ky zgjerim do të mundësoj që Çabahari, lidhja më e afërt e Iranit me Oqeanin Indian, të ketë kapacitet prej 8.5 milionë tonelatave për transportim vjetor të mallrave, që është rritje e madhe në krahasim me 2.5 milionë tonelata, sa është tash ky kapacitet.

Analistët thonë se kjo mund të jetë sfidë për portin Gwardar, afro 80 kilometra larg nga kufiri me Pakistanin, të cilin e ka ndërtuar Pakistani me investime kineze. Nga ana tjetër, presidenti Rohani, e ka hedhur poshtë rivalitetin në fjalimin e tij në hapjen e sotme dhe tha se porti do të sjellë “më tepër angazhim dhe unitet” në mesin e vendeve rajonale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
    test