CPJ kërkon lirimin e gazetarit të arrestuar në Taxhikistan

Azia

CPJ kërkon lirimin e gazetarit të arrestuar në Taxhikistan

Më: 14 dhjetor 2017 Në ora: 18:53
Hairullo Mirsaidov

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve (CPJ) u ka bërë thirrje autoriteteve të Taxhikistanit, që menjëherë ta lirojnë gazetarin e njohur, Hairullo Mirsaidov, dhe t’i tërheqin të gjitha akuzat kundër tij.

“Në vendin ku mediat e lira dhe zërat kritikë praktikisht nuk ekzistojnë, gazetarëve sikur Mirsaidov duhet tu jepet mirënjohje për punën e rëndësishme që e bëjnë, e jo të mbyllen me akuza të rrejshme”, tha dje Robert Mahoney, nga Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve, me seli në Nju Jork.

Më 8 dhjetor, Mirsaidov ishte akuzuar për keqpërdorim, falsifikim, raportim të rrejshëm në polici dhe nxitje të urrejtjes etnike dhe fetare dhe ishte dërguar në paraburgim.

Khabibullo Mirsaidov, babai i gazetarit të arrestuar, i tha Radios Evropa e Lirë se djali i tij i ka hedhur poshtë të gjitha akuzat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat