Japonia zgjeron sanksionet kundër Koresë së Veriut

Azia

Japonia zgjeron sanksionet kundër Koresë së Veriut

Më: 15 dhjetor 2017 Në ora: 10:51
Shinzo Abe

Japonia ka zgjeruar sot sanksionet ekonomike kundër Koresë së Veriut lidhur me programet e saj bërthamore dhe raketore.

“Tokio ka njoftuar se do të ngrijë asetet e 19 kompanive të tjera të Koresë së Veriut që punojnë në sektorin e financave, naftës dhe qymyrit”, sipas Ministrisë së Jashtme japoneze.

Një zëdhënës i qeverisë tha se sanksionet e reja u vendosën në përgjigje të testit të fundit të Koresë së Veriut të një lloji të ri  të raketave balistike ndërkontinentale.

Pas testit të raketave në fund të nëntorit, kryeministri japonez,  Shinzo Abe u zotua se do të rriste presionin ndaj Koresë së Veriut.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat