Iran: Arrestohen 230 të rinj për pjesëmarrje në ahengje

Azia

Iran: Arrestohen 230 të rinj për pjesëmarrje në ahengje

Më: 22 dhjetor 2017 Në ora: 17:05
Një zyrtar policor në Teheran, foto nga arkivi

Policia në Iran ka arrestuar 230 djem dhe vajza, të cilët po festonin në ahengje të ndryshme në Teheran.

Agjencia gjysmë-zyrtare e lajmeve iraniane, ka raportuar se policia në Teheran, më 21 dhjetor, ka arrestuar 140 të rinj, të cilët po festonin në periferi të kryeqytetit dhe 90 të tjerë, në lagjet e pasura në veri të qytetit. Të rinjtë janë arrestuar teksa po vallëzonin dhe pinin alkool.

Pirja e alkoolit dhe ndejat ku marrin pjesë burrat dhe gratë është e paligjshme, sipas ligjit islamik, që është në fuqi në Iran.

Shefi i policisë së moralit, Zolfaghar Barfar, ka thënë droga psikotrope dhe alkool janë konfiskuar gjatë këtij aksioni policor. Ai ka thënë po ashtu se “disa këngëtarë” janë po ashtu në mesin e të arrestuarve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat