Nga rrëzimi i helikopterit rus në Siri janë vrarë të dy pilotët

Azia

Nga rrëzimi i helikopterit rus në Siri janë vrarë të dy pilotët

Më: 3 janar 2018 Në ora: 11:36
Helikopteri ushtarak rus i tipit Mil Mi-24 gjatë operimit në Siri

Ministria e mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar sot se një helikopter rus është përplasur në Siri, me ç’rast janë vrarë të dy pilotët.

Mëtutje, ministria tha se helikopteri ushtarak i tipit, Mil Mi-24, është rrëzuar më 31 dhjetor, për shkak të “gabimit teknik”, derisa fluturonte në bazën ajrore ushtarake Hama në Siri.

Helikopteri nuk ishte sulmuar nga forcat opozitare ose militantët islamikë në terren, tha Ministria e mbrojtjes e Rusisë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat