Guterres kërkon shmangien e dhunës në Iran

Azia

Guterres kërkon shmangien e dhunës në Iran

Më: 3 janar 2018 Në ora: 19:43
Antonio Guterres

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, bëri thirrje për shmangien e dhunës në Iran dhe kërkoi që të gjitha manifestimet të zhvillohen në një mënyrë të qetë në këtë vend, konfirmoi sot një zëdhënës i Kombeve të Bashkuara.

“Ashtu si deklaroi dje, kreu i OKB-së, i shqetësuar nga zhvillimet e fundit në Iran, u kërkoi autoriteteve të respektojnë të drejtën për t’u mbledhur paqësisht dhe lirinë e fjalës”, shtoi zëdhënësi, Farhan Aziz Haq në një konferencë shtypi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat