Sri Lanka shfuqizon ligjin që i ndalonte grave blerjen e pijeve alkoolike

Azia

Sri Lanka shfuqizon ligjin që i ndalonte grave blerjen e pijeve alkoolike

Nga: ATSH Më: 15 janar 2018 Në ora: 06:27
ilustrim

Sri Lanka hoqi ndalimin e miratuar ndaj grave prej 39 vitesh në fuqi për të blerë alkool apo punuar në ambjente ku shitet apo prodhohen pije alkoolike, njoftoi sot për median një zëdhënës i Ministrisë së Financave.

Ligji i 1979, ndalonte shitjen e të gjitha llojeve të pijeve alkoolike për gratë, në këtë ishull që numëron 21 milionë banorë, u shfuqizua në kuadër të një lufte më të gjerë kundër seksizmit në tekstet e ligjit, sqaroi zëdhënësi, Ali Hassen.

“Ideja është që të rivendoset neutraliteti mes gjinive”, komentoi ai.

Gratë kanë të drejtë tashmë të punojnë në ambjente ku prodhohet apo shitet alkool, kryesisht në bar kafe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat