OKB: 5000 të zhvendosur në Afrin, si pasojë e ofensivës turke

Azia

OKB: 5000 të zhvendosur në Afrin, si pasojë e ofensivës turke

Më: 23 janar 2018 Në ora: 20:47
Afrin në Siri

Si pasojë e ofensivës ushtarake turke kundër trupave kurde në rajonin Afrin në Siri, deri më tani janë detyruar të zhvendosen 5000 civilë, thuhet në një raport të OKB-së të publikuar sot.

Kombet e Bashkuara njoftojnë se janë gati të ofrojnë ndihmë për 50000 njerëz në Afrin dhe mund të furnizojnë me ushqim për 30000 njerëz, në rast të zhvendosjes së mëtejshme në zonat e kontrolluara nga qeveria siriane në rajonin e Alepos.

Ushtria turke ka filluar të shtunën ofensivën "Dega e ullirit", ku sot ka njoftuar se është vrarë ushtari i parë, ndërsa numri i të vrarëve në palën kurde nuk dihet, por raportet e më parshme kanë njoftuar për civil të vrarë dhe pjesëtarë të njësisë mbrojtëse, si pasojë e bombardimeve turke.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat