Rohani: Përjashtohen bisedimet për programin raketor Iranian

Azia

Rohani: Përjashtohen bisedimet për programin raketor Iranian

Më: 6 shkurt 2018 Në ora: 18:52
Hassan Rohani gjatë konferencës së sotme për gazetarë në Teheran

Presidenti i Iranit, Hassan Rohani, përsëri i ka hedhur poshtë mundësitë për negociata lidhur me programin raketor të Iranit, duke thënë se ky program nuk paraqet synim për prodhim të armatimit për shkatërrim në masë.

“Ne nuk do të negociojmë me askend për armatime”, tha sot Rohani në një konferencë për gazetarë në kryeqytetin Teheran.

“Raketat tona përdoren për ta mbrojtur vetveten. Ato janë për mbrojtje. Ato nuk janë bërë për tu përorë si armatim për shkatërrim në masë”, tha Hassan Rohani.

Ai ka përsëritur se për marrëveshjen atomike të vitit 2015, ndërmjet Iranit dhe fuqive botërore, nuk mund të zhvillohen negociata të reja.

Irani insiston se programi atomik i tij shërben për qëllime paqësore, por Shtetet e Bashkuara dhe vendet e tjera pretendojnë se Irani kishte provuar të zhvillojë armatim atomik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat