Shën Valentini rikthehet të festohet edhe në Mosul - Bota Sot
Shën Valentini rikthehet të festohet edhe në Mosul

Azia

E diel, 23 shtator 2018

Shën Valentini rikthehet të festohet edhe në Mosul

Më: 15 shkurt 2018 Në ora: 12:25
Mosul

Trëndafila, arushë pellushi dhe tullumbace në formë zemrash, përbëjnë një skenë jo shumë të zakontë në qytetin verior të Irakut, Mosul.

Këtë vit, për të parën herë banorët kanë festuar ditën e Shën Valentinit, që pasi forcat irakiane dëbuan nga qyteti militantët e të ashtuquajturit Shteti Islamik.

Ekstremistët që morën nën kontroll Mosulin në vitin 2014 ndaluan banorët të festonin këtë ditë për 3 vitet e shkuara. Por, tani dashuria është rikthyer në ajër. Shumë dyqane shesin dhurata për Shën Valentin sërish dhe banorët janë të predispozuar të kënaqin e surprizojnë të dashurit e tyre.

Omar Jamal, pronar i një dyqani dhuratash në Mosul, thotë: Falë Zotit, ky vit është shumë i mbarë.

Interesi i konsumatorëve është i madh.

“Ne shitëm gjithçka. Dhurata, arushë pellushi, lule, gjithçka që lidhej me festën e Shën Valentinit është shitur shumë shpejt”, tha më tej ai.

Sipas tij, blerësit më të mëdhenj ishin të rinjtë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test