Japonia detekton një shkelje të sanksioneve kundër Phenianit - Bota Sot
Japonia detekton një shkelje të sanksioneve kundër Phenianit

Azia

E hënë, 24 shtator 2018

Japonia detekton një shkelje të sanksioneve kundër Phenianit

Më: 27 shkurt 2018 Në ora: 12:43
ilustrim

Një transferim i mundshëm malli mes një naftëmbajtëseje koreanoveriore dhe një anije që mbante flamurin e Maldiveve u detektua nga autoritetet japoneze në Detin e Kinës Lindore, njoftoi Ministria e Punëve të Jashtme që dyshon për një shkelje të re të sanksioneve që prekin Phenianin.

Bëhet fjalë për transferimin e katërt të dyshuar të sinjalizuar nga autoritetet japoneze që prej fillimit të vitit.

Kjo ngjarje ndodh vetëm pak ditë pas vendimit të Donald Trump për të aplikuar sanksione të reja kundër Koresë së Veriut.

“Këtë herë, një avion ushtarak patrullues japonez vëzhgoi të shtunën dy naftëmbajtëse, koreanoverioren ‘Chon Ma San’ dhe ‘Xin Yuan 18’ të regjistruar në Maldive, që qëndronin pranë njëra-tjetrës rreth 220 kilometra larg brigjeve të Shangait”, sipas një komunikate të Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test