Sulmi vetëvrasës në Kabul vret një vajzë - Bota Sot
Sulmi vetëvrasës në Kabul vret një vajzë

Azia

E hënë, 18 qershor 2018

Sulmi vetëvrasës në Kabul vret një vajzë

Më: 2 mars 2018 Në ora: 15:25
Vendi ku ka ndodhur sulmi sot në Afganistan.

Një sulm vetëvrasës në lindje të Kabulit, ka vrarë një vajzë gjashtë vjeçare dhe ka plagosur 14 të tjerë, kanë njoftuar zyrtarët afganë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish i ka thënë Shërbimit të Afganistanit të Radios Evropa e Lirë, se sulmi, “ka pasur cak një grup të forcave të huaja në distriktin Qabel Bay, të kryeqytetit afgan.

Në këtë zonë gjendet një qendër trajtuese ushtarake, zyrat e doganës qeveritare dhe disa shtëpi mysafirësh.

Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë, Waheed Majrooh, ka konfirmuar numrin e viktimave për Radion Evropa e Lirë.

Ende nuk janë bërë të ditura detajet shtesë dhe askush nuk e ka marr përgjegjësinë për sulmin.

Ky sulm ka ndodhur vetëm dy ditë pasi presidenti afgan, Ashraf Ghani ka bërë ofertë për nisjen e bisedimeve për paqe me talibanët.

Talibanët kanë marrë përgjegjësinë për një varg sulmesh të muajve të kaluar në Kabul.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test