Sulmi me bombë në Kabul ka pasur cak australianët - Bota Sot
Sulmi me bombë në Kabul ka pasur cak australianët

Azia

E mërkurë, 26 shtator 2018

Sulmi me bombë në Kabul ka pasur cak australianët

Më: 3 mars 2018 Në ora: 12:24
Banorët e Kabulit shikojnë zonën ku ka ndodhur sulmi më 2 mars.

Një sulm me bombë vetëvrasëse në lindje të Kabulit më 2 mars, ka pasur cak makinat e ambasadës së Australisë, kanë njoftuar zyrtarët afganë dhe ata austrialianë.

Në këtë sulm ka vdekur një vajzë gjashtë vjeçare dhe janë plagosur 22 afganë.

Zëdhënësi i ministrisë së Brendshme, Najib Danish, ka thënë se shpërthimi ka pasur cak një “konvoj të të huajve”, në kryeqytetin afgan.

Ministria e Jashtme e Australisë ka thënë përmes ambasadës australiane se bomba ka pasur cak australianët dhe është vendosur “afër makinave të ambasadës derisa ata ishin duke udhëtuar në Kabul’.

Ministria ka njoftuar se asnjë australian nuk është plagosur.

Edhe misioni i NATO-s, që gjendet në këtë vend ka thënë se askush nga personeli i aleancës nuk është plagosur.

Në këtë zonë gjenden qendra të trajnimeve ushtarake, zyrat e doganave dhe disa shtëpi të mysafirëve.

Ende askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Ky sulm ka ndodhur vetëm dy ditë, pasi presidenti afgan, Ashraf Ghani ka bërë ofertë për bisedime për paqe me talibanët. Këta të fundit janë deklaruar përgjegjës për një varg sulmesh të muajve të fundit në Afganistan.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test