Sulmohet konvoji i kryeministrit palestinez - Bota Sot
Sulmohet konvoji i kryeministrit palestinez

Azia

E enjte, 20 shtator 2018

Sulmohet konvoji i kryeministrit palestinez

Më: 13 mars 2018 Në ora: 14:34
Kryeministri palestinez, Rami Hamdallah.

Një shpërthim në Rripin e Gazës ka pasur në shënjestër konvojin e kryeministrit palestinez, Rami Hamdallah.

Sipas njoftimeve, Hamdallah nuk është plagosur, por disa të tjerë po.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, e dënoi sulmin dhe tha se grupi militant Hamasi, i cili dominon Gazën, është përgjegjës.

Incidenti ndodh në kohën e tensioneve të larta midis fraksioneve kryesore palestineze në lidhje me zbatimin e një marrëveshjeje pajtimi, të nënshkruar vitin e kaluar.

Palestinezët në Gaza dhe në Bregun Perëndimor kanë qeverisur veçmas prejse një çarje midis Hamasit dhe fraksionit të Abbasit, Fatah, ka shpërthyer në dhunë në vitin 2007.

Hamasi ka fituar zgjedhjet parlamentare në territoret e pushtuara një vit më parë dhe ka përforcuar pushtetin në Gaza, pas largimit të Fatahut nga enklava.

Komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test