Momenti kur raketat bien mbi bazën ajrore siriane

Azia

Momenti kur raketat bien mbi bazën ajrore siriane

Më: 9 prill 2018 Në ora: 14:48
Siri

Baza ajrore e ushtrisë siriane është bombarduar duke lënë 14 persona të vdekur, vetëm disa orë pasi presidenti amerikan Donald Trump, paralajmëroi Bashar al-Assad-in se do të paguaj “çmimin” për sulmet e tmerrshme kimike që i ka kryer ndaj dhjetëra fëmijëve.

Siria dhe Rusia kanë fajësuar Izraelin për sulmet në bazën ushtarake T-4 në provincën Homes, por zyrtarët e lartë të këtij vendi kanë refuzuar të komentojnë rreth mundësisë së përfshirjes së tyre.

Moska zyrtare pretendon se dy aeroplanë luftarakë izraelit F-15 kanë kryer duke hedhur rreth 8 raketa, 5 prej të cilave janë shkatërruar pa përfunduar në cak. Fluturaket nuk kishin shkelur hapësirën ajrore siriane, derisa mediat lokale raportojnë se raketat kishin shkelur hapësirën ajrore Lebaneze mbi Keserëan dhe Bekaa.

Shtetet e Bashkuara dhe Franca kanë mohuar përfshirjen në sulm, në të cilin kanë mbetur të vrarë një numër i luftëtarëve iranian që janë besnik ndaj Assadit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat