Siria fajëson Izraelin për një sulm ajror pranë Damaskut

Azia

Siria fajëson Izraelin për një sulm ajror pranë Damaskut

Më: 9 maj 2018 Në ora: 08:13
Siri - foto arkivi

Media shtetërore e Sirisë tha se Izraeli ka kryer një sulm ajror në një bazë të ushtrisë në jug të Damaskut.

Agjencia e lajmeve Sana tha se mbrojtja ajrore e Sirisë ka rrëzuar dy raketa të Izraelit në rajonin Kisvah.

Sana nuk raportoi për viktima, por Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut, grup që monitorin luftën në Siri, tha se së paku nëntë ushtarë pro-qeveritarë janë vrarë, në mesin e tyre forca të mbështetura nga Irani.

Izraeli nuk i komentoi raportet, por më herët ka thënë se synon të ndalojë "forcimin" ushtarak të Iranit në Siri.

Irani ka mbështetur Qeverinë e Sirisë gjatë luftës civile shtatëvjeçare në këtë vend, duke dërguar qindra këshilltarë ushtarakë dhe mijëra militantë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat