Dardan Berisha në rolin e trajnerit kundër prizrenasve 

Basketboll

Dardan Berisha në rolin e trajnerit kundër prizrenasve 

Nga: K.G. Më: 18 mars 2021 Në ora: 14:37
Dardan Berisha në rolin e trajnerit kundër prizrenasve 

Basketbollisti Dardan Berisha edhe sonte do të jetë në rolin e trajnerit të klubit Peja, pasi që trajnerët janë të infektuar me Covid 19.

“Sot zhvillojmë ndeshjen e radhës në Superligën e Kosovës, ku do të ndeshemi me ekipin e cila prin ne tabelë, KB Ponte Prizreni.

Ekipi është ende pa trajnerin Radoviq dhe ndihmësin Petrit Zeiqiri dhe do të udhëhiqet edhe sonte nga kapiteni Dardan Berisha”, njofton KB Peja.

Ndeshja luhet në orën 18.00 në palestrën e sportit “Karagaçi” në Pejë. Ndeshja është e vlefshme e javës së 24-të të elitës së basketbollit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat