Los Angeles Clippers ndal ecurinë perfekte të Atlanta Hawks

Basketboll

Los Angeles Clippers ndal ecurinë perfekte të Atlanta Hawks

Më: 23 mars 2021 Në ora: 11:38
Los Angeles Clippers ndal ecurinë perfekte të Atlanta Hawks

Los Angeles Clippers ndal ecurinë perfekte të Atlanta Hawks në NBA. 28 pikët e yllit Trae Young nuk i mjaftuan skuadrës nga Georgia që u mposht në Staples Center me rezultatin 119-110, duke pësuar humbjen e parë pas 8 fitoresh rresht.

Për Clippers më i miri mbi parket ishte i përhershmi Kawhi Leonard i cili me 25 pikë 7 rebound dhe 5 asiste udhëhoqi skuadrën kaliforniane drejt fitores së 28-të sezonale, me Clippers që aktualisht pozicionohen të 4-it në Konferencën e Perëndimit. U rikthye te fitorja ndërkohë Utah Jazz që dominoi me rezultatin 120-95 Chicago Bulls brenda në Ilinois.

Me 30 pikë 6 rikuperime poshtë tabelës dhe 6 asiste, Donovan Mitchell ishte thjeshtë i përkryer për skuadrën nga Salt Lake City me Utah që mori fitoren e 31-të sezonale në 42 takime. Një dorë në këtë sukses skuadrës së trajnerit Snyder ja edhe francezi Rudy Gobert autor i 21 pikëve, ndërkohë që për Chicagon 27 pikët e Zac LaVine ishin të pamjaftueshme.

Buzëqesh edhe Milwaukee Bucks. Skuadra nga Wisconsin nuk e ndjeu aspak mungesën e yllit të ekipit Giannis Antetokounmpo duke koleksionuar suksesin e 7-të rresht dhe të 12-in në 13 ndeshjet e fundit falë fitores së thelllë 140-113 ndaj Indiana Pacers.

Holiday me 28 pikë dhe Middelton me 25 pikë ishin dy basketbollistët që udhëhoqën Bucks drejt suksesit të radhës. I dha fund krizës prej 20 humbjesh rresht Houston Rockets që në Toyota Center në Texas mposhtën me rezultatin 117-99 Toronto Raptors, me kanadezët që vazhdojnë të jenë në krizë rezultatesh pasi pësuan disfatën e 9-të rresht. 48 pikët e dyshes VanVleet-Siakam nuk i mjaftuan Torontos për të dalë nga kriza e rezultateve as përballë një prej skuadrave më të dobëta të këtij sezoni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat