Duel interesant në finalen e Superkupës

Basketboll

Duel interesant në finalen e Superkupës

Më: 5 tetor 2021 Në ora: 13:31
Duel interesant në finalen e Superkupës

Sonte nga ora 19:00 në Pejë është finalja e madhe ndërmjet Penzës dhe Prishtinës.

Skuadra pejane e kishte më lehtë në gjysmëfinale, duke mundur Vëllaznimin me rezultat bindës 92:36, kurse sfidë shumë më interesante u zhvillua ndërmjet Prishtinës dhe Bashkimit, që përfundoi në të mirë të skuadrës prishtinase 73:69.

Vashat pejane janë kampione të Kosovës, kurse ato prishtinase fituese të Kupës.Sfida pritet të jetë shumë interesante, duke marrë parasysh rivalitetin ndërmjet këtyre dy skuadrave, por edhe formës dhe skuadrës që kanë.

Në ndeshjet e basketbollit lejohen 10 % e tifozëve, të cilët duhet të jenë të vaksinuar ose me Test PCR ose Rapid, ose Serologjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat