Media serbe e mllefosur: Tmushiq është sportisti i parë serb që vesh fanellën e Kosovës 

Basketboll

Media serbe e mllefosur: Tmushiq është sportisti i parë serb që vesh fanellën e Kosovës 

Nga: K.Goca Më: 28 tetor 2021 Në ora: 23:04
Media serbe e mllefosur: Tmushiq është sportisti i parë serb që vesh fanellën e Kosovës 

Disa media në Serbi po merren me basketbollistin Mikael Tmushiq. Disa nga media serbe që ushqehen nga buxheti i Aleksandër Vuçiqit nuk zgjedhin mjete veç për të sulmuar Tmushiqin pse po luan për Kombëtaren e Kosovës. 

“Një serb që luan për të ashtuquajturën Kosovë, dërgoi një mesazh të qartë për të gjithë. Mikael Tmushiq theksoi se po mendon për basketbollin dhe nuk dëshiron që emri i tij të përdoret për qëllime politike ditore.

Meqë ra fjala, Tmushiq është sportisti i parë serb që vesh fanellën e seniorëve të një shteti të panjohur. Për zgjedhjen e të ashtuquajturës shtet të Kosovës, ka luajtur në kualifikueset e Botërorit kundër Luksemburgut, Islandës dhe Sllovakisë.

Në gjashtë ndeshje, ai kishte një mesatare prej gjashtë pikësh në 19 minuta në parket. Në karrierën e tij klubore ka veshur fanellat e Llovçenit, Bashkimit, Prishtinës dhe Podgoricës”, shkruan me mllef media “Kurir”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat