Erjon Kastrati - më i dalluari

Basketboll

Erjon Kastrati - më i dalluari

Më: 4 mars 2022 Në ora: 13:22
Erjon Kastrati - më i dalluari

Xhiroja e 11-të në Ligën Unike që u zhvillua në mesjavë ka dhuruar ndeshje interesante.

Golden Eagle Ylli ka fituar ndaj rivalit Rahovecit me rezultat 91:80. Basketbollisti më i dalluar ishte Erjon Kastrati me 28 pikë, pesë kërcime e shtatë asistime, duke e pasur indeksin 40, apo më të lartin e kësaj xhiro.

Kjo nuk është hera e parë që basketbollisti i Kosovës shpallet MVP në Ligën Unike, duke qenë ndër lojtarët kryesor te kampioni i Ligës Unike dhe Kosovës. Ai u ndihmua nga Henrik Sirko me 19 pikë, tetë kërcime dhe gjashtë asistime.

Peja shënoi fitore ndaj Tiranës me rezultat 89:78, ku u dallua kapiteni Dardan Berisha me 30 pikë, katër kërcime e pesë asistime. Kapiteni shënoi shtatë tre pikësh nga dhjetë tentime.

Prizreni 16 regjistroi fitore të pritur ndaj Vllaznisë së Shkodrës me rezultat 62:94, ndërsa lojtari më i mirë te prizrenasit ishte Darell Davis me 22 pikë, nëntë kërcime dhe katër asistime. Kjo ishte ndeshja e parë për Davis si lojtar i Prizrenit, ndërsa më parë ka luajtur për Rahovecin.

Teuta ka mundur Kamza Basket me shifrat 86:65. Në skuadrën durrësake u dallua Tyler Peterson me 22 pikë, dy kërcime dhe tetë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat