Në një periudhë të mbushur me thashetheme...

Basketboll

Në një periudhë të mbushur me thashetheme...

Më: 20 korrik 2022 Në ora: 13:11
Në një periudhë të mbushur me thashetheme

Në një periudhë të mbushur me thashetheme për transferimin e lojtarëve të NBA-së, mësohet se skuadra e Lakers nuk do të bëjë ndryshime të mëdha. sipas mediave amerikane, tri lojtarët “big” të ekipit kalifornian, LeBron James, Anthony Davis dhe Russell Wetsbrook kanë biseduar mes tyre.

Ata kanë diskutuar dhe kanë bërë një pakt, që garanton impenjimin e tyre për të bërë të mundur që loja në grup të funksionojë dhe të rikthejnë ekipin e Lakers te titulli. Biseda mes tri lojtarëve është bërë para disa ditësh, përmes telefonit.

Duket se klubi dhe lojtarët duan të mësojnë nga njëri-tjetri se janë në të njëjtin drejtim, duke shtuar besimin për të arritur tek objektivi.

Sezonin e fundit, kjo treshe, për arsye të ndryshme, zhgënjeu në parket dhe Lakers nuk shkuan dot në fazën play off.

Gjithsesi, zërat për largimin e Westbrook janë ende reale dhe përflitet se aim und të shkojë në Nju Jork, për t’i lënë vendin Kyrie Irving.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat