Portland - befasi

Basketboll

Portland - befasi

Më: 25 tetor 2022 Në ora: 11:42
Portland - befasi

Portland është skuadra surprizë e këtij fillim-sezoni në NBA, duke arritur së fundmi fitoren e katërt në po kaq takime të luajtura. Blazers fituan 135-110 ndaj Denver Nuggets, në një ndeshje të dominuar në parket. Lillard me 29 pikë ishte shënuesi më i mirë, mbështetur edhe nga Simons me 29 pikë.

Portland është ekipi i vetëm me 4 fitore radhazi në startin e NBA.

Boston Celtics pësoi humbjen e parë, që u mund 120-102 nga Chicago Bulls. DeRozan me 25 pikë e Dosunmu me 22 bënë diferencën në parket për Bulls, duke i bërë të pavlefshme 26 pikët e Tatum për miqtë.

Humbet edhe skuadra e Utah, një nga pretendentet kryesore në Perëndim. Jazz u mund 114-108 nga Houston Rockets, ku shkëlqeu Porter me 26 pikë e 10 rebound). Ndërsa Memphis fitoi 134-124 ndaj Brooklyn Nets.

Të papërmbajtshëm Morant dhe Bane me nga 38 pikë secili, një dyshe që pritet të lërë gjurmë për Grizzlies.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat