Lakers ende pa asnjë fitore

Basketboll

Lakers ende pa asnjë fitore

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 14:13
Lakers ende pa asnjë fitore

Milwaukee Bucks, me 3 fitore në po kaq ndeshje të luajtura, është skuadra e vetme pa asnjë humbje këtë sezon në NBA. Bucks fituan sot 110-99 ndaj rivalëve të Brooklyn, në një ndeshje të dominuar nga vendasit.

Ndeshje magjike e Giannis Antetokounmpo, që realizoi 43 pikë e 14 rebound, duke i bërë të pavlefshme 33 pikët e Kevin Durant dhe 27 të Irving. Vijon kriza e ekipit të Lakers, ende pa asnjë fitore këtë sezon, duke pësuar sot humbjen e katërt radhazi.

Kalifornianët u mundën 110-99 nga Denver, në një tjetër ndeshje të dobët. Nikola Jokic me 31 pikë e 13 rebound ishte lider për Denver, ndërsa për miqtë u dallua Anthony Davis me 22 pikë e 14 reblound, por që mbetën për statistikë.

Fitorja e tretë sezonale e Chicago Bull, që falë 28 pikëve të LaVine mundi 124-109 Indiana. Jashtë fushe triumfon Miami (6 lojtarë realizuan mbi 14 pikë), që mundi 119-98 Portland, duke i shkaktuar kësaj të fundit humbjen e parë në kampionat.

NBA – Rezultatet e sotme

Cleveland – Orlando, 103-92

Detroit – Atlanta, 113-118

Milwaukee – Brooklyn, 110-99

New York – Charlotte, 134-131

Toronto – Philadelphia, 119-109

Chicago – Indiana, 124-109

Minnesota – San Antonio, 134-122

Utah Jazz – Houston, 109-101

Denver – Lakers, 110-99

Portland – Miami, 98-119

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat