Clippers fitojnë derbin me Lakers

Basketboll

Clippers fitojnë derbin me Lakers

Më: 10 nëntor 2022 Në ora: 12:06
Clippers fitojnë derbin me Lakers

Milëaukee rikthehet te fitorja në kampionat, duke mposhtur me vështirësi 136-132 Oklahoma pas fushe, ndeshje e vendosur pas kohës shtesë. Vendimtar për Bucks në këtë sfidë ishte Carter me 36 pikë e 12 asist, duke bërë që të mos ndihej mungesa e Antetokounmpo. Për vendasit u dallua Shai me 39 pikë, por që mbetën për statistikë.

Clippers fituan edhe derbin e dytë sezonal me Lakers, këtë herë me shifrat 114-101, duke konfirmuar krizën e skuadrës rivale. Për Clippers u dallua George me 29 pikë, ndërkohë që 7 lojtarë realizuan mbi 10 pikë. Kjo i bëri të pavlefshme 30 pikët e LeBron James për Lakers.

Fiton edhe Boston, që mundi 128-112 Detroit falë 30 pikëve të Brown. Ndërsa Utah Jazz triumfuan 125-119 në fushën e Atlanta, sfidë ku diferencën e bëri Markkanen me 32 pikë. Rikthehet te fitorja Brooklyn, që mundi 112-85 New York (Durant 29 pikë, 12 rebound e 12 asist), ndërsa 24 pikët e NIkolja Jokic i dhanë fitoren Denver, 122-119 në fushën e Indiana.

NBA – Rezultatet  

Orlando – Dallas, 94-87

Charlotte – Portland, 95-105

Indiana – Denver, 119-122

Atlanta – Utah Jazz, 119-125

Boston – Detroit, 128-112

Brooklyn – New York, 112-85

Toronto – Houston, 116-109

Chicago – New Orleans, 111-115

Minnesota – Phoenix, 117-129

Oklahoma – Milwaukee, 132-136

San Antonio – Memphis, 122-124

Clippers – Lakers, 114-101

Sacramento – Cleveland, 127-120

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat