Tatum udhëheq Bosrton drejt fitores

Basketboll

Tatum udhëheq Bosrton drejt fitores

Më: 13 nëntor 2022 Në ora: 12:03
Tatum udhëheq Bosrton drejt fitores

Boston “kap” Milwaukee në krye të renditjes në Konferencën e Lindjes, pas fitores 117-108 arritur sot në fushën e Detroit. Ndeshje mjaft e mirë e Jason Tatum, autor i 43 pikëve e 10 rebound. Jashtë fushe fiton edhe Brooklyn, që mundi 110-95 Clippers, sfidë ku diferencën në parket e bëri Durant me 27 pikë.

Rikthehet te fitorja skuadra e Miami, që mundi 132-115 Charlotte, një ndeshje e komanduar nga vendasit. Strus me 31 pikë ishte lider për Miami në këtë sfidë. Nuk zhgënjen as skuadra e Dallas, që falë një “triple double” (42 pikë, 13 rebound e 10 asist) të Luka Doncic mundi 117-112 rivalët Portland.

Ndalet skuadra e Utah Jazz, që u mund 121-112 nga Washington, sfidë ku Porzingis ishte në një ditë të mirë, autor i 31 pikëve e 10 rebound. Indiana, falë 22 pikëve të Hield dhe 45 pikëve të ardhura nga stoli, mundi 118-104 Toronto. Fiton edhe Philadelphia, që mundi 121-109 Atlanta (Embiid 42 pike e 10 rebound).

NBA – Rezultatet

Clippers – Brooklyn, 95-110

Washington – Utah Jazz, 121-112

Detroit – Boston, 108-117

Indiana – Toronto, 118-104

Philadelphia – Atlanta, 121-109

Miami – Charlotte, 132-115

Dallas – Portland, 117-112

New Orleans – Houston, 119-106

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat