Lakers marrin fitore në udhëtim te Detroit Pistons

Basketboll

Lakers marrin fitore në udhëtim te Detroit Pistons

Më: 12 dhjetor 2022 Në ora: 12:04
Lakers marrin fitore

Los Angeles Lakers janë rikthyer te fitoret në elitën e basketbollit amerikan NBA pas tre humbjeve të njëpasnjëshme.

Pas 48 minutave të luajtura në Little Caesars Arena, Lakers kanë triumfuar me shtatë pikë diferencë 117:124.

Ka qenë një ndeshje e dominuar nga Lakers, ku nga çereku i parë deri në të fundit kishin epërsinë konstante dhe menaxhuan mirë ndeshjen.

LeBron James ishte më efikasi në këtë ndeshje, pasi e mbylli me 35 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.

Anthony Davis shtoi 34 pikë të tjera, 15 kërcime e shtatë asistime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat