Morën pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga KUSA

Basketboll

Morën pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga KUSA

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 16:07
Hasani, Dushku e Robaj

Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, Menaxherja e Eventeve dhe Basketbollit 3x3 në FBK, Artina Hasani dhe basketbollistja Agnesa Robaj kanë marrë pjesë në gala mbrëmjen e organizuar nga KUSA.

Dushku, Hasani dhe Robaj kanë qenë në SHBA si pjesë e programeve të US Embassy dhe State Departament.

Në këtë mbrëmje speciale kanë marrë pjesë edhe ambasadorë të shteteve ndërkombëtare në Kosovë, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, si dhe shumë mysafirë specialë.

Image

Kujtojmë se, Dushku është anëtare e Bordit të Drejtorëve të organizatës KUSA (Kosovo United States Alumni).

KUSA është një shoqatë jofitimprurëse, e themeluar në vitin 2007 me ndihmën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë dhe Bordit të saj themelues. KUSA është një shoqatë me më shumë se 1300 anëtarë që kanë pasur mundësinë për të marrë bursa të shkëmbimeve dhe programeve trajnuese të financuara nga Qeveria Amerikane për të studiuar në SHBA.

KUSA operon si një demokraci që vlerëson anëtarët e saj që po japin një kontribut të rëndësishëm duke shkëmbyer aftësi dhe praktika më të mira të marra gjatë përvojës së tyre në SHBA me kolegët dhe komunitetet në tërë Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat