Kompletohen ekipet

Basketboll

Kompletohen ekipet

Më: 17 shkurt 2023 Në ora: 12:07
Logo e NBA-së

Këtë fundjavë NBA është pushim, për t’i lënë vendin mbrëmje magjike të “All Star Game”, e cila do të zhvillohet në Salt Lake City, shtëpinë e Utah Jazz.

Tri ditë nga sfida e madhe e yjeve të NBA-së janë përcaktuar basketbollistët që do të zbresin në fushë prë të dyja ekipet.

Në Lindje, ekipi i kapitenit Giannis Antetokounmpo do të drejtohet nga trajneri i Boston, Joe Mazulla.

Ndërsa në Perëndim, skuadra e kapitenit LeBron James do të drejtohet nga trajneri i Denver, Michel Malone. Pas titullarëve, janë përzgjedhur edhe lojtarët që do të jenë rezervë për të dyja ekipet.

Ajo që bie në sy është se mjaft nga yjet e NBA-së mungojnë në këtë ndeshje të madhe, si Jimmy Butler, Anthony Davis, James Harden, De’Aron Fox etj., që nuk janë përzgjedhur për këtë ndehsje të madhe.

Konferenca e Lindjes

Titullarët: Giannis Antetokounmpo (kapiten), Kyrie Irving, Donovan Mitchell, Kevin Durant, Jayson Tatum. Trajner: Joe Mazulla.

Rezerva: Jaylen Brown, Tyrese Haliburton, DeMar DeRozan, Jrue Holiday, Julius Randle, Bam Adebayo, Joel Embiid.

Konferenca e Perëndimit

Titullarët: LeBron James (kapiten), Nikola Jokic, Stephen Curry, Luka Doncic, Zion Williamson. Trajner: Michel Malone

Rezerva: Damian Lillard, Ja Morant, Paul George, Shai Gilgeous-Alexander, Domantas Sabonis, Lauri Markkanen, Jaren Jackson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat