Klay shënon 12 trepikësha

Basketboll

Klay shënon 12 trepikësha

Më: 25 shkurt 2023 Në ora: 13:21
Klay

Nata mes të premtes dhe të shtunës ka qenë magjike për NBA.

Në ndeshjen mes Golden Stejt dhe Hjuston ka qenë Klay Thompson protagonist absolut duke rrealizuar plot 42 pikë.

Për lojtarin e Warriors, autor i 12 tre pikëshave, kjo ishte një ndeshje historike pasi kjo ishte hera e 9-të në karrierë kur realizon të paktën 10 tre pikësha në një ndeshje të vetme.

Sa i përket duelit me Rocket gjithçka vendoset në periodën e dytë ku kampionët në fuqi fitojnë 40-23 dhe hapin një hendek, i cili do të jetë i mundur të mbyllet deri në fund nga Rocket (pësuan humbjen e tetë radhazi sezonale).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat