Trepça vazhdon me fitore në ndeshjen me incidente

Basketboll

Trepça vazhdon me fitore në ndeshjen me incidente

Më: 26 shkurt 2023 Në ora: 20:25
Pamje nga një ndeshje

Trepça pas fitimit të Kupës, ka vazhduar serinë e fitoreve në Prince Caffe Superligë.

Mitrovicasit kanë mundur Bashkimin me shifrat 84:87 (18:23, 23:26, 22:19, 21:19), në kuadër të javës së 23-të.

Çereku i parë ishte interesant, ku pas një fillimi të barabartë, mysafirët me një seri prej 0:7, kaluan në epërsi 17:21, derisa këtë pjesë e fituan 18:23.

Mitrovicasit vazhduan me lojë të mirë dhe krijuan epërsinë më të lartë, që shkoi deri në 12 pikë, 22:34, dhe gjatë gjithë pjesës së parë ishin në epërsi, duke shkuar në pushim me rezultat 41:48.

Prizrenasit ishin më të mirë në periodën e tretë, ku barazuan shifrat në 56:56, derisa më pas zhvillohet lojë kryesisht e barabartë, ndërsa rezultati pas 30 minutash ishte 63:68.

Kjo bëri që fituesi të vendosej në çastet e fundit, ashtu edhe siç ndodhi, por më të vëmendshëm ishin mitrovicasit që vazhduan me fitore dhe triumfuan 84:87.

Te Bashkimi u dalluan Samardo Samuels me 19 pikë e nëntë kërcime, Fisnik Rugova me 16 pikë e tetë kërcime dhe Daniel Lekndreaj me dhjetë pikë e dhjetë kërcime, kurse te Trepça u dalluan Kendrick Brown me 23 pikë e gjashtë kërcime dhe Drilon Hajrizi me 15 pikë.

Prizrenasit kanë dhjetë fitore e 13 humbje, ndërsa mitrovicasit 14 fitore e nëntë humbje.

Duhet theksuar se ndeshje u përshkrua me incidente, janë hedhur shumë karrige.

Ka pasur edhe tollovi të lojtarëve e po ashtu tollovi në tribuna.

Loja ka vazhduar, por jo edhe për Tmushiqin, kapitenin e Bashkimit, Qëndrim Biraj dhe trajnerin e Trepçës, Engin Gençoglu. Tmushiq e Biraj u përjashtuan.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat